Vlorë-Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policisë së Vlorës ka bërë të mundur lirimin e një personi që dyshohet se mbahej peng prej dy javësh nga 4 persona.

Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një person nga Kosova, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.

Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se personi i marr peng dyshohet se është dhunuar. 

Policia e Vlorës njofton se vijon hetimi për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe priten veprime të tjera procedurale.

Lajm në përditësim...