Policia e shtetit ka arrestuar 18 persona në kuadër të aksionit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në vjedhjen e energjisë elekrike, ndërtimet pa leje, prerjen e paligjshme të pyjeve si dhe organizimin e lotarive të palejuara. Janë kryer gjithsej 2765 kontrolle në terren.

Në terren kanë vepruar 75 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 43 autorë.

Nga këta, 12 autorë  janë arrestuar në flagrancë, 4 autorë  janë shpallur në kërkim dhe 27 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 28 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 23 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 autor është  shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve,  në të gjithë vendin vijon  operacioni  "Roja i Gjelbër", ku gjatë javës që kaloi në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste me 9 autorë,  nga të cilët 2 janë  arrestuar në flagrancë,  6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është  shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit  ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët  ndiqen në gjendje të lirë.

Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)