Policia aksion për sekuestrimin e armëve në disa qytete, në pranga tre persona (EMRAT)

Policia aksion për sekuestrimin e armëve në disa qytete, në pranga tre persona (EMRAT)

Policia e Shtetit

Pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në vend, policia ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e armëve në qytetin e Librazhdit dhe të Lezhës.

Mësohet se policia e Librazhdit ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, dy të llojit kallashnikov dhe dy të llojit pushkë.armët i përkisnin shtetasit Shaban Hidri, 50 vjeç banues në fshatin Dorëz.

Ndërsa në Lezhë, shtetasit Ervin Nika, 30 vjeç, banues në Lezhë, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër me 6 fishekë në sedijen e makinës.

Edhe pse jo në kuadër të operacionit, edhe në Vlorë janë sekuestruar armë zjarri. Në pranga ka rënë shtetasi Edison Rexho, 36 vjeç.

36-vjeçari qarkullonte në qytet me automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa me vete i janë gjetur edhe 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Kohët e fundit vendi është përfshirë nga ngjarjet e shumta kriminale, kujtojmë këtu vrasjet në Shkodër dhe masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë të afërm të tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja