Policia e Shtetit po zhvillon një operacion antikanabis në zonën e Krujës, si rezultat i të cilit është zbuluar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në bodrumin e një lokali, që ishte kthyer në 'shtëpi bari'. Aksioni po drejtohet nga policia e Kurbinit e cila ka bërë të mundur zbulimin e lëndës narkotike, ndërsa ende nuk ka detaje pasi aksioni është në zhvillim e sipër.
Report tv ka siguruar pamje ekskluzive të bimëve narkotike të gjetura në bodrumin e lokalit, ku duken me qindra bimë të mbjella në vazo, ndërsa për rritjen e tyre, bodrumi është pajisur me llamba të fuqishme.
Në lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar janë shoqëruar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ndërsa ende nuk bëhen me dije as të tjera detaje për aksionin.

/I.K/Shqiptarja.com
Komente


Ska drove ne shqiperi do jet montim video... Hahahah
Përgjigju