Policia:Arrestohen e ndalohen 50
persona në 24 orë, viojnë kontrollet

Policia e shtetit ka bërë të mundur që gjatë 24 orëve të fundit të arrestojë e të ndalojë 50 persona për veprave të ndryshme penale  dhe konkretisht:
- 15 persona ne kerkim 

- 11 persona per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

- 3 persona per dhune ne familje

- 6 persona per trafikim te lendeve narkotike

- 3 persona nga Sektori kunder Krimit ekonomik e financiar.

- 2 per kundershtim te forcave te policise.

- 7 persona ne flagrance duke vjedhur.

- 3 persona per armbajtie pa leje.

Si dhe jane plotesuar 10 Kerkese Padi per Urdher mbrojtie.

Policia e Shtetit , krahas angazhimit per t'ju ardhur ne ndihme qytetareve ne nevoje per shkak te permbytjeve ne zona te ndryshme, ka vijuar kontrollet per persona ne kerkim, persona me precedent penal dhe me arme pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve te dhunes ne familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelesve te Kodit Rrugor.

Policia Rrugore ka vendosur 1.976 masa administrative per shkelje te ndryshme te  Kodit Rrugor dhe jane pezulluar 19 leje drejtimi, e bllokuar 17 automjete pa dokumentacion perkates. 

Gjithashtu policia ka shoqeruar per verifikime te ndryshme, 82 persona ne te gjithe vendin.Arrestimet ne Tirane, Lezhe, Gjirokaster, Elbasan e Korçe. Ne Fier, Vlore, Berat,  Durres e Shkoder Kukes e Diber.Ne Qaf Bote, Morine,  Kapshtice e Rinas

Edhe ne ditet ne vazhdim Policia e Shtetit do vijoje punen me sherbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle te lokaleve te nates dhe atyre te frekuentuara nga persona me precedente penal, per te parandaluar paligjshmerine ne vend dhe krijuar nje ambjent e shoqeri me te sigurt. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro