Policia shoqëroi sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi, njëherësh ish-kreu i CEZ gjatë qeverisjes së PD-së. Sait Dollapi u shoqërua nga forcat speciale para Parlamentit, aty ku protestuesit hodhën në vazhdimësi ndaj kordonit të policisë para Kuvendit dhe fishekzjarrëve të shumtë të fuqishëm të hedhur në drejtim të tyre. U duk i dyshimtë ndalimii i tij në një moment kur para Parlamentit kamerat nuk e kapën të ishte aktiv në ndonjë skenë dhune, por në pamjet që Report Tv kishte siguruar tek fillimi i protestës para kryeministrisë, Sait Dollapi është kapur flagrant teksa qëllon efektivët. Kjo ishte edhe arsyeja e arrestimit dhe shoqërimit të tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Pas ndalimit të tij, tubuesit u drejtuan tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij, ndërsa nën shoqërinë e policisë Sait Dollapi më tej u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore nga lëndimet e pësuara gjatë protestës së dhunshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:40
Arrestimi i Sait Dollapit/ Kryemadhi: Rama dhe banda e tij do mbajë përgjegjësi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimin e sekretarit organizativ tw PD Sait Dollapit.

"Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesmarrës në protestë apo jo.
Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.
As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.
Asnjë hap pas!"
, shkruan Kryemadhi.

Ora 23:23
EKSKLUZIVE/ Momenti kur Sait Dollapi godet policine te kryeministria (VIDEO)

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, u shoqërua në mbrëmje nga policia, teksa ndodhej tek parlamenti ku kishte shpërthyer dhuna me bombat molotov dhe fishekzjarrëve dhe hedhura ndaj policisë. U duk i dyshimtë ndalimi i tij pasi ai pati një debat me një efektiv të policisë, i cili u duk se thjesht i kërkoi të hiqte nga fytyra maskën kundër gazit lotsjellës. Por në fakt efektivi ka dashur të mësojë identitetin e tij dhe të sigurohej se ishte Sait Dollapi për ta shoqëruar më tej në polici. Sapo polici e identifikoi, Sait Dollapi ka vrapuar dhe më tej është rrëzuar vetë në tokë, aty ku policia e ndaloi dhe e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por përse ky ndalim?

Report Tv siguron video gjatë zhvillimit të protestës në nisje të saj tek Kryeministria, aty ku u hodhën për herë të parë bomba molotov ndaj godinës së kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit. Kryeministria ishte në flakë që u shunuan nga ndërhyrja e policisë me zjarrfikëse. Por Ssit Dollapi është filmuar teksa në një moment që mban në dorë një maskë kundra gaz, ulet në tokë merr një send të fortë nga toka (që mund të jetë edhe një shishe uji), dhe godet me forcë efektivët e policisë që ndodheshin në kordonin e parë para kryeministri.

Ora 21:59
Shoqërimi i Dollapit/ Vokshi e dëshpëruar përplaset me policinë: Qelbërisë, ku shkoi Saiti (VIDEO)

Policia ka shoqëruar Sait Dollapi, ish-kreun e CEZ i cili i shte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës. Ish-deputetja demokrate është shfaqur përpara parlamentit duke kërkuar nga policia llogari për arrestimin e sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapin.

"Ku e çuat Saitin. Po kërkojmë Saitin. Policia nuk na tregon ku është Saiti, është sekretari organizativ i PD. Qelbësirë, legen kujt i gjuan ti. Na ndihmoni, ta gjejmë se ku është", shprehet Vokshi.