LEZHË, 25 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/-Tre parcela me 260 bimë narkotike të llojit cannabis sattiva u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në moment nga ana e forcave të policisë së qarkut të Lezhës në zonën pyjore të Laçit-Kurbin, në kufi me fshatin Mafsheq, Krujë.
Zëdhënësi i shtypit i policisë qarkut Lezhë, bëri të ditur për ATSH-në se bimët e gjetura i përkisnin një zone me shkurre dhe pa pronar për tokën.
Gjithësesi, ekspertët e policisë po hetojnë për gjetjen e personave që kanë bërë të mundur mbjelljen e këtyre bimëve, ndërkohë që materialet në ngarkim të kësaj ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike"./a.g/