TIRANE - Institucionet e Bashkisë së Tiranës nuk merren vesh midis tyre. Në një lokal në rrugën Myslym Shyri, Policia Bashkiake ka hequr reklamën e një lokali edhe pse pronari i tij e kishte me leje për vendosjen e saj. Në datën 1 korrik Shkëlqim Spaho kishte marë leje nga Njësia Bashkiake nr.10 për vendosjen e reklamës. Në fillim në lokalin nën pronësinë e Spahos, ka shkuar Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës, i cili ka bërë konstatimin e reklamës së vendosur vetëm një ditë më pare.
Sipas konstatimit reklama ishte e vedosur në kundërshtim e rregullat e urbanistike. Gjithashtu INUK i ka kërkuar pronarit nëpërmjet një Proces-Verbali, të paraqesë dokumentat e nevojshme për vendosjen e reklamës pranë INUK Tiranë, kjo brenda afateve ligjore. Por duket se kjo nuk i ka mjaftuar Bashkisë së Tiranës, e cila fill pas tre orësh ka dërguar në vendin e ngjarjes Policinë Bashkiake. Kjo e fundit nëpërmjet një Akt-Kontrolli, ka hequr reklamën me pretendimin e zënies së hapësirave publike.

(Në foto: Faksimile e lejes për vendosjen e reklamës ngha Njësia Bashkiake nr 10)
Ndërsa pronari i lokalit Shkëlqim Spaho, shprehet se reklama ishte me leje dhe ishte e vendosur në pronën e tij private, pasi sipas pronarit të lokalit, e gjitha hapësira ku ai kishte vendosur reklamën dhe është ngritur lokali është nën pronësinë e tij dhe për këtë ka çertifikat pronësie “Sot(dje) ka ardhur për të më prishur rekamën edhe Inspektorati Ndërtimor i Tiranës edhe Policia e Bashkisë. Pas një Proces-Verbali që lëshoi INUK, unë të paraqisja dokumentacionin për vendosjen e reklamës, gjë që nuk është normale sepse unë e kisha marrë një leje nga njësia Bashkiake nr.10.
Pavarësisht kësaj unë kam kohë pesë ditë për paraqitje të dokumenteve. Po INUK , nuk u mjaftuan me kaq. Pas tre orësh ka ardhur Policia Bashkiake dhe ka prishur reklamën, në pronën time. Ajo nuk ka të drejtë ta prishë, pasi unë paguaj taksën për këtë reklamë. Gjithshtu kamë marrë edhe leje për këtë” shprehet Spaho. Ai thotë se e gjitha kjo është personale dhe nuk ka të bëjë me lokalin. Kjo pasi Spaho është antar i Partisë Demokratike dhe një simpantizant i z. Sokol Olldashi.

(Në foto: Faksimile Proces -Verbali, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës dhe Akt-Kontrolli i Policisë Bashikake)
“E gjitha kjo që kanë me mua është personale. Pasi unë jam një përkrahës i Sokol Olldashit dhe prandaj ma kanë bërë këtë. Madje edhe sot(dje) nuk kam votuar dhe për këtë më ka ardhur shumë keq. Nuk kam votuar sepse nuk kam gjetur emrin në listë” shprehet Spaho. Ai më tej thotë se ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe se ndjehet shumë mirë në strukturat e kësaj partie. Megjithatë ka pëesuar persektutimin e njerëzve të partisë së tij në qeverisjen vendore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com