TIRANE- Ka zgjatur më pak se një orë protesta e Partisë Demokratike kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e shkuara të demokratëve, këtë herë në podiumin e folëse u ngritën vetëm tri veta, dy simpatizant të partisë dhe kryetari Lulzim Basha duke paraqitur një model të ri tubimi nga ana e demokratëve. Militantët e Partisë Demokratike u mblodhën fillimisht në selinë qendrore të partisë tek Ish-shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. Ndryshe nga çdo herë tjetër, dje selia e PD-së ishte e stërmbushur nga militant të partisë si edhe nga makinat e deputetëve të cilët në kohën kur po mblidheshin militantët vijuan debatin në Kuvendin e Shqipërisë.

Në orën 12 e 30 minuta të mesditës së djeshme, kryetari i PD-së Lulzim Basha u fut në seli duke dal që aty pasi ishin larguar të gjithë simpatizantët e PD-së. Orari i mbledhjes së militantëve në sheshin “Skënderbej” u rrespektua nga organizatorët e protestës ku rreth prës 14:00 u vendosën në shesh pranë Bashkisë së Tiranës. Ajo që ra në sy tek protesta ishte fakti se militantët e PD-së brohoritnin për kryetarin e tyre tek dera e Bashkisë së Tiranës, insitucion i cili i shërben vetëm qytetarëve të kryeqytetit dhe jo militantëve të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë duke dëshmuar një politizim të këtij institucioni. Si organizator të protestës, Basha kishte marrë policët e tij të Bashkisë së Tiranë ku edhe kryetari i këtij insitucioni në varësi të Bashës, Vullet Topalli, ishte duke monitoriar punën e vendosjes së podiumit ku do të fliste kryetari i PD-së.

Rreth orës 14 e 30 minuta të ditës së djeshme të gjithë militantët e PD-së nisën marshimin e tyre drejtë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndryshe nga sa ishte premtuar nga kreu i PD-së se do të ishte në krah të anëtarëve të partisë, Basha nuk mori pjesë në marshimin e militantëve të cilët vijuan brohoritmat e tyre me pankarta në duar kundër qeverisë.

Brohoritmat e tyre shoqëroheshin vazhdimisht nga zhurma e vuvuzelave të cilët lanë të dukej sikur tubimi i PD-së po organizohej në një shtet afrikan pasi vuvuzela është një vegël e cila bën një zhurmë si tip burie por që është karakteristike e vendeve afrikane. Pothuajse deri në përfundimin e protestës, militantët nuk pushina së rëni vuvuzelave, madje edhe në momentin kur po fliste kryetari i Partisë Demokratike para simpatizantëve.

Në rradhët e protestuesve ranë në sy disa persona që mund të konsiderohen edhe si surpriza. I pari ishte djali i ish-presidentit Rexhep Mejdani i cili ishte futur në mes të turmës së protestuesve kundër qeverisë, pavarësisht se ish-presidenti është anëtarë i asamblesë së PS-së si edhe anëtari i Këshillit të të Urtëve në PS. Krahas djalit të ish-presidentit, ishte edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani i cili nuk ishte i vendosur në mes të turmës por disi më i tërhequr nga të tjetër.

Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)