TIRANË- Në prag të festave të fundvitit kur vihet re një fluks i shtuar i automjeteve nga jashtë, Policia Bashkiake iu bën një thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Përveç shoferëve që vijnë nga jashtë, policia apelon edhe banuesit e Bashkisë së Tiranës. Në rastet kur mjetet janë parkuar në vendet që nuk lejohet parkingu, polica thotë se do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet ose do merret karrotrrec.
“Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policia Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistikën rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve .
Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqja me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve”, shkruan Policia Bashkiake.
Policia bashkiake ka gjetur pune te rehatshme pensionistash nuk shikon dhe trotuaret qe jane te zena nga shitesit e dyqaneve qe mezi kalojne kembesore apo ka konflik interesi me dyqanet
Përgjigju