Policia begle aksion antiterror
në Bruksel, ekzekutohet xhihadisti

Policia begle aksion antiterror<br />në Bruksel, ekzekutohet xhihadisti
Një person është arrestuar këtë të premte në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një operacion të policisë belge.

Personi, ndryshe nga sa u tha më herët nëpër media, nuk është i shumëkërkuari Mohamed Abrini, bashkëpunëtor i Salah Abdeslam. Sipas të dhënave të fundit, personi i dyshuar është qëlluar nga policia në përpjekje për t’u larguar dhe si pasojë ka mbetur i plagosur tek këmbët. 

Megjithatë, i ndaluari, sipas autoriteteve belge, është një “peshk i madh” në rrjetin e xhihadistëve përgjegjës për sulmet e pak ditëve më parë në Bruksel. 

Operacioni i zhvilluar në Schaerbeek është i lidhur me një aksion të ngjashëm të zhvilluar një ditë më parë në Paris, që çoi në parandalimin e një atentati. Gjatë operacionit të sotëm, tregtarët e zonës kanë deklaruar për mediat se janë trembur nga të shtënat dhe një shpërthim që është dëgjuar përreth.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë