Policia belge e dinte adresën
e Abdeslam, por nuk e raportoi

Policia belge e dinte adresën<br />e Abdeslam, por nuk e raportoi
Policia belge e dinte adresën e banimit të terroristit Salah Abdeslam në Molenbeek që më datë 7 dhjetor të vitit të kaluar, por dosja me informacionin nuk iu dorëzua njësisë së anti-terrorizmit.

Për këtë arsye komiteti P që monitoron aktivitetin e policisë belge ka nisur një hetim mbi këtë fakt.

Ndërsa shtypi amerikan bën me dije se vëllezërit El Bakraoui, të cilët hodhën veten në erë, njëri në aeroportin e Zaventem dhe tjetri në metronë e Maelbeek, ishin në listat e terroristëve.

Më 7 dhjetor një polic në Malines ka raportuar për adresën e Abdeslam në rrugën 79 në Molenbeek, ku u arrestua një janë më parë kryeterroristi i Parisit Salah Abdeslam, por ky informacion nuk iu dërgua kurrë njësisë anti-terror në Belgjikë.

Një polic kishte ndihmuar gabimisht Abdeslam që të arratisej të hënën ditën e aksionit  të parë policor.” Ikni, ikni, nuk mund të qëndroni këtu, po zhvillohet një operacion policie,” mësohet t’u ketë thënë polici Salah Abdeslam dhe Amine Choukri, të cilët arratiseshin nga shtëpia në Forest.  Dy terroristët u arrestuan 4 ditë më pas.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë