GJIROKASTËR- Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 persona për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 shoferë, 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 1287 drejtues mjetesh.
Konkretisht janë vendosur 710 masa për parakalime të gabuara; 43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 29 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë dërguar në OASH 10 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike, ndërsa janë bllokuar 3 automjete.
The same shit
Përgjigju