Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontroll ku ka konstatuar shkelje nga drejtuesit e mjeteve dhe  motomjeteve në shkeljen e semaforit, mos vendosjen e kaskave mbrojtëse, përdorimin e celularit, mosrespektimin e shpejtësisë dhe drejtimin në efektin e alkoolit.

Përgjatë 72 orëve policia e Tiranës ka gjobitur rreth 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Ndërkohë, policia njoftoi se aksioni do të vijojë dhe do të marrin masa për parandalim e aksidenteve të cilat shkaktojnë shumë në plagosjen apo në rritjen e bilanceve e të  vdekurve.