Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në hyrje të qytetit të Vlorës, ku uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga qyteti.
Kontrollet kanë pasur në fokus evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Forcat e Policisë kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Aksioni synonte identifikimin e personave me precedentë kriminalë apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.










Komente
Komento