Policia kufitare dhe Migracionit ka vendosur të dëbojë nga Shqipëria të 12 shtetas të huaj, sepse nuk kanë zbatuar ligjet shqiptare. Personat që është vendosur të dëbohen kanë shkelur afatet e qëndrimit në territorin e Republikës Shqiptare, si dhe ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me kushtet ligjore.

Bazuar ne Nenin 6 dhe 70 te Ligjit Nr.9959 , 17.07.2008, “Për të huajt” qëndrimi i tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë konsiderohet i parregullt dhe ndaj tyre, u përpiluan Urdhra Largimi.

Personat e dëbuar janë:
1. P.I., 26 vjeç, me shtetësi maqedonase.
2. S.I., 26 vjeç, me shtetësi serbe.
3. D.I., 18 vjeç, me shtetësi serbe.
4. E.D., 24 vjeçe, me shtetësi serbe.
5. A.A., 43 vjeç, me shtetësi maqedonase.
6. E.A., 25 vjeç, me shtetësi maqedonase.
7. F.A., 40 vjeçe, me shtetësi maqedonase.
8. B.A., 22 vjeç, me shtetësi maqedonase.
9. S.A.,22 vjeç, me shtetësi maqedonase.
10. R.A., 34 vjeç, me shtetësi maqedonase.
11. R.A., 32 vjeçe, me shtetësi maqedonase.
12. M.B., 24 vjeçe, me shtetësi maqedonase.