Policia e Kosovës ka deklaruar se ka pamje nga momenti kur është goditur deputeti Eduart Ndocaj në fshatin Landovicë të Prizrenit nga dy persona.
“Kas pas një denoncim dhe Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes rreth orës 13:50 në Landovicë të Prizrenit në një market” thotë ai.
Më tej, Berisha shpjegon se makina e deputetit është ndalur për t’u furnizuar ndërsa aty janë takuar me dy të dyshuar, njëri nga Prizreni e tjetri nga Kukësi.
“Ka pas një përleshje të vogël. Ne i posedojmë incizimet që i kemi siguruar përmes kamerave të sigurisë.
Policia e ka hetuar rastin, janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të dy iu është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka treguar ai për Indeksonline.
Deputeti Eduart Ndocaj ka mohuar lajmin duke e cilësuar si një sulm me prapavijë politike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com