Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 22 kg e 323 gram heroinё dhe 207 kg e 360 gram marijuanё, 22 bidona pёrzierёs, 143 mijё euro, njё mjet i blinduar, si dhe 14 armё zjarri e municione luftarake.
Po ashtu janё arrestuar nё flagrancё shtetasit:
- Kujtim Xhemal Çelaj, vjeç 44, banues nё Fushё Kuqe Kurbin
- Reald Shpёtim Hysolli, vjeç 25, Tiranё
- si dhe ёshtё shpallur nё kërkim shtetasi Gёzim Xhemal Çelaj, vjeç 46, banues nё Fushё Kuqe.
Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
Nё kuadёr tё këtij operacioni nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё orët e para tё mёngjesit tё datës 12 qershor nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё, bazuar nё informacionet e marra, ёshtё ushtruar kontroll nё automjetin tip Benx me targё AA 188 IK, tё drejtuar nga shtetasi Reald Shpёtim Hysolli, vjeç 25, banues nё Tiranё, ku u gjet e fshehur njё sasi prej 7 kg lёndё narkotike e dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sё bashku me automjetin.
Pas kapjes sё këtij shtetasi nga strukturat e Policisё sё Shtetit ёshtё vijuar operacioni duke ushtruar kontroll nё banesën e personit tё dyshuar qё kishte lidhje me kёtё aktivitet kriminal, pёrkatёsisht nё nё njё vile 3 katёshe nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasve Gёzim Çela dhe Kujtim Çela, ku u bё i mundur:
- sekuestrimi i njё sasie rreth 22 kg e 323 gram lёndё narkotike e dyshuar heroinё,
- rreth 207 kg e 360 gr marijuanё,
- 22 bidonё me nga 25 litёr aceton secili, lёndё qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.
- 6 pistoleta tё markave tё ndryshme,
- 3 snajper
- 3 automatikё
- 1 pushkё
- 1 shotgan
- 929 fishekё, 5 krёhra fishёkёsh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla, fitil zjarrpёrcjellёs
- 2.8 gram kokainё.
- pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin e lёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqjen e vakumit gjatё paketimit etj.
Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro.
Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.
Nga strukturat e Policisё sё Shtetit këtyre shtetasve u janё sekuestruar gjithashtu 25 telefona celularё.
Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё kёtё veprimtari kriminale.