Policia dhunon djalin me ngjyrë
Franca hidhet në protesta/VIDEO

Policia dhunon djalin me ngjyrë<br />Franca hidhet në protesta/VIDEO
FRANCË-Vijojnë për të tretën ditë rradhazi protestat në Francë, pasi një jave më parë policia ka dhunuar një djalë 22-vjeçar me ngjyrë.

Duhej të ishte një kontroll normal por disa agjentë të policisë kanë keqtrajtuar të riun. Ka mjaftuar ky gjest i agjentëve dhe qytetarët të shumtë në periferi të Francës të protestojnë të mbrojtje të djalit me ngjyrë.

Ndërkohë policët po përballen edhe me akuzat e ngritura. Djali i njohur me emrin Theo rrëfeu se agjentët e kanë qëlluar me shkop duke e dëmtuar në organet gjenitale.

Për këtë arsye ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për dëmtime të rënda. Ai shtoi se kontrolli policor ishte i dhunshëm çka tregojnë edhe kamerat në vendngjarje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato