Policia drogë në automjetet e
LSI? Petrit Vasili: Lajm i sajteve 

Policia drogë në automjetet e<br />LSI? Petrit Vasili: Lajm i sajteve 
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka përgënjeshtruar lajmet e portaleve lidhur me një porosi të tij për deputetët dhe ministrat e LSI që të kenë kujdes nga policia.
 
Sipas lajmeve të publikuara pak ditë më parë, Vasili ka informuar deputetët dhe ministrat mbi rrezikun se policia mund të fusë drogë në automjetet e tyre  dhe t'i arrestojë më pas.
 
I pyetur në "Opinion", Vasili mohoi një gjë të tillë, ndërsa hodhi poshtë edhe zërat se për këtë shkak ai nuk lëviz më me makinë.  
 
"Nuk komentoj lajmet mediatike, s'është detyra ime të komentoj sajtet. S'kam publikuar një lajm të tillë. Po të kisha një qëndrim të tillë, do ta kisha bërë publik. Unë me automjetin tim lëviz, siç më patë edhe kur erdha këtu", u shpreh Vasili.
 
Ai sqaroi edhe qëndrimin e LSI-së ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se fokusi ka qenë te problematika.
 
"S'jemi fokusuar te ministri Tahiri, por te problematika. Kemi bërë vërejtje për reformën në shëndetësi. Sa herë kemi konstatuar mosecje të reformave, apo ecje në drejtim  që s'u intereson qytetarëve, është një problematikë që e kemi fokusuar. S'kemi pasur një fokus, por një problem". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve