Policia e Beratit ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Beratit ka vënë në pranga disa persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, është kapur Eridjon  Koro, 24 vjeç, Bojken Toska, 23 vjeç, Albion Mema, 18 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi rrjetë teli (gabion), në pronën e shtetasit M.G, 62 vjeç, banues në Berat.
 
Po ashtu, ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për Bersan Prendi, 25 vjeç, pasi në vitin 2013-2014 dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose  i formularëve’’ si dhe E.M, 38 vjeç pasi në rrugën Drobonik–Berat, u kap duke transportuar 5 m3 lëndë drusore me mjetin kamion  tip “Benz” pa dokumentacionin përkatës, i cili iu bllokua në cilësinë e provave material.
 
Përveç kësaj, është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për P.E, 49 vjeçare, pasi nipi i saj E.H, 32 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit