Policia e Beratit ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e të gjitha serave të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga ana e fermerëve.
Sipas policisë së Beratit, aksioni është përqëndruar sot në Njësinë Administrative Kutalli, në krye të cilit janë shefat e dy komisariateve: Laerton Haxho dhe Dashnor Buzi, ndërkohë që pjesë e aksionit janë Inspektorët e zonave, Inspektorët e Krimeve dhe efektivë të dy komisariateve respektive.
Kontrrollet e sotme janë përqëndruar në dy fshatrat: Cukalat dhe Drenovicë të zonës së Kutallisë, ku janë kontrrolluar rreth 350 sera.
Efektivët e policisë kanë gjetur bimë narkotike të kultivuar në mes të produkteve bujqësore, por nuk bëhet e ditur se sa është numri i bimëve të gjetura.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,konfirmojnë se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në të gjitha fshatrat e kësaj Njësie Administrative, ku janë të ndërtuara rreth 1800 sera që zënë një sipërfaqe prej 500 ha.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com