Policia gjermane ka arrestuar një burrë nën dyshimin se e ka vrarë për motive seksuale dhe kanibale një person, eshtrat e të cilit u gjetën në një park në pjesën veriore të Berlinit.
Ekspertët zbuluan se eshtrat e gjetur i përkasin një burri 44 vjeç, i cili ishte zhdukur para dy muajve, raporton BBC.
Qentë nuhatës i çuan policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar, raportojnë mediat gjermane dhe personi i dyshuar është një burrë 41 vjeç , i cili punon si mësues i matematikës.
Një polic i tha gazetës së përditshme “BZ” se një asht ishte tërësisht i zhveshur nga mishi dhe kishte shenja tjera që kanë sjellë dyshime të forta se personi i zhdukur, Stefan T., ka qenë viktimë e një kanibali.
Vrasësi i dyshuar, i identifikuar si Stefan R., kishte vizituar faqe relevante të bisedave në internet, sipas një agjencie gjermane të lajmeve. Viktima Stefan T. Ishte larguar nga banesa para mesnatës më 5 shtator dhe më vonë ishte raportuar i zhdukur nga banorët e objektit banesor ku ai jetonte.
Mediat gjermane po e krahasojnë këtë rast me rastin e Armin Meiwes-it, kanibal gjerman që në vitin 2006 ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Komente

