DURRËS –Policia e Durrësit ka marrë nën ruajtje që gjatë natës, 44 qëndrat e votimit të qarkut, që nga moment kur aty mbërritën materialet zgjedhore dhe komisioni nisi veprimet paraprake për çeljen e votimit. Gjithashtu, që nga ora 20.00 - 08.00 të mëngjesit të sotëm, ka vazhduar edhe shërbimi për mbajtjen në ruajtje të selive të 7 KZAZ.
Drejtoria e Policia e së Durrësit njoftoi se përgjatë paradites së djeshme, duke filluar nga ora 11.00, shërbimet e Drejtorisë së Policisë së qarkut dhe komisariateve të policisë Shijak e Krujë, të planifikuara me detyra në kuadër të procesit zgjedhor, morën instruktimet e nevojshme profesionale për shërbimet konkrete që do të kryejnë. Mbi to u ushtrua kontroll mbi posedimin prej tyre të tërë bazës së nevojshme materiale (uniformë, armatim personal, dokument identifikimi, libër kujtese, etj) si dhe u bë rikujtesë mbi gjithë detyrimet ligjore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com