Policia e Elbasanit denoncon 
KURUM: Ka ndotur ujrat dhe ajrin

Policia e Elbasanit denoncon <br />KURUM: Ka ndotur ujrat dhe ajrin
TIRANE - “Ndotje e Ajrit”, “Ndotje e mjedisit”, dhe “Transportim i mbeturinave toksike”, janë 3 akuzat mbi të cilat Prokuroria e Elbasanit do të nisë një hetim ndaj kompanisë turke KURUM. Denoncimi është bërë pas një inspektimi të kryer nga organet e policisë së Elbasanit në mbështetje të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve gjatë kontrolleve të ushtruara disa ditë më parë. 

Gjatë kontrollit specialistët e mjedisit dhe policisë kanë konstatuar shkelje të ndryshme të cilat janë dhe vepra penale.  Sipas policisë së Elbasanit të gjitha materialet e mbledhura në këtë inspektim i kanë kaluar Prokrurorisë së Rrethit Gjyqësor për të vijuar hetime të mëtejshme. Por këto nuk janë shkeljet e vetme të KURUM, pasi kompania është në një tjetër “betejë”, me Inspektorjatin Shtetëror të Mjedisit. ISHM i ka pezulluar lejen KURUM-it dhe i ka lënë afat që deri në datën 20 maj 2015 duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.
 
Çfarë i kërkohet KURUM?
Sipas raportit të ISHM-s, për të rifilluar punën KURUM duhet të dorëzojë “Planin e menaxhimit të mbetjeve”, ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve, sasitë dhe cikli i trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar. Gjithashtu kompania duhet të përcaktojë vendepozitimin e skorjeve mbështeteur në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për landifllet e mbetjeve”.

KURUM duhet të paraqesë dhe një plan veprimi për evadimin e mbetjeve të skorjeve të hedhura buzë lumit Shkumbin, duke rehabilituar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme zonën në zbatim të parimit “Ndotësi paguan”. Po kështu KURUM i kërkohet që të dëmshpërblje banorët dhe tokat, të cilët janë dëmtuar nga hedhja e mbetjeve pa kriter. Për këto shkelje kompanisë i’u vendos dhe një gjobë prej 1 milionë euro.
 
Si “mashtronte” KURUM?

A1 Report ishte televizioni që denoncoi ndotjen që i bëhej mjedist nga kompania turke, e cila punonte me kapacitet të plotë, por gjatë natës fikte flitrat e ajrit, duke bërë që zona rreth ish-metalurgjikut në mëngjes të mbulohej nga retë e tymit. KURUM përfitonte dhe nga mosvëmendja e inspektorëve të mjedist të cilët nuk kishin kryer matje për nivelin e ndotjes rreth uzinave dhe në qytetin e Elbasanit.
 
KURUM “i privilegjuar”, punoi edhe pa lejen e mjedisit
Kompania turke KURUM pavarësisht se i’u pezullua leja, vazhdoi të punonte. A1 Report për 3 ditë me radhe denoncoi vazhdimin  punës, duke sjellë pamje gjatë ditës dhe natës, ku uzinat punonin me kapacitet të plotë. Kjo solli dhe një sfidë ndaj shtetit, pasi ishte një ndër rastet e para ku një kompani e huaj punonte, ndërkohë që ishte pezulluar nga autoritetet. Inspektorjati i Mjedisit u justifikua me arsyen se e kishte lejuar kompaninë të punonte vetëm për kamionët të cilët ishin nisur përpara se të pezullohej.

Denoncimi i A1 Report detyroi ISHM-n që të vendoste inspektorë me turne gjatë kohës që KURUM punonte, për të mos lejuar që të futeshin kamionë të tjerë, të cilët mund të shtynin punën dhe për disa ditë. Kompania KURUM, prej vitesh ka shkaktuar ndotje në zonën rreth ish-metalurgjikut dhe në qytetin e Elbasanit dhe ky është rasti i parë që merren masa.
 
KURUM përfitonte dhe nga mosvëmëndja e inspektorëve të mjedist të cilët nuk kishin kryer matje për nivelin e ndotjes rreth uzinave dhe në qytetin e Elbasanit

*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim