FIER - Policia e Fierit ka njoftuar se disa persona, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, kanë vjedhur materiale metalike në ambientet e TEC-it, me qëllim shitjen e tyre për skrap. Sipas burimeve policore, mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë, me targa EL 3249 C, është ngarkuar me skrap në ambientet e TEC-it dhe më pas është shkarkuar në pikën e grumbllimit të skrapit në komunën Zharëz, 8 km në lindje të qytetit të Fierit.
Grumbullimi i hekurit në këtë ndërmarrje është i jashtëligjshëm, pasi nuk është bërë asnjë lloj tenderi për blerje skrapi nga ndonjë subjekt. "Nga veprimet hetimore rezulton se në repartin e kaldajave janë vjedhur 5 copë tubo metalikë, të dimensioneve të ndryshme, me gjatësi nga 8,2 m", thanë sot burimet policore. Referuar Policisë, procedimi penal ka nisur pas kallzimit të bërë nga drejtoria e zyrës juridike në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka në pronësi TEC-in.
Para pak ditësh, KESH u distancua nga skandali i vjedhjes pa tender të Skrapit të TEC-in e Fierit. Por pas deklaratës distancuese të KESH, duket se fshihet frika nga përzierja e njerëzve të afërt të LSI në këtë histori. Në emisionin në vazhdim "Fiks Fare" u provua se kamioni që dilte nga TEC-i shoqërohej nga mbrapa një makine tip Benz, në pronësi te Bujar Jazaj. Kjo provoi dëshminë e rojës së pikës së grumbullimit të skrapit i cili kur u pyet nga "Fiks Fare" pranoi se pika ishte në pronësi të Bujar Jazes ose Përparim Zeqos, i cili është drejtor i ISKSH-së si përfaqësues i LSI-së në Fier.
Kamerat e "Fiks Fare" zbuluan vendin ku një mjet i rëndë kishte gërmuar për të nxjerrë tubat e mëdhenj që i shërbenin TEC. Puna këtu bëhej vetëm në fundjave dhe natën, nën vëzhgimin e rojeve që paguhen për të ruajtur objektin, por që në të vërtetë kanë ruajtur vjedhjen. Më pas, puna nisi me shkatërrimin e impianteve të ventilimit. Ditën punohej për të prerë tubat, depozitat dhe për të grumbulluar skrapin. Gjatë natës, një kamion i rëndë me targa të Elbasanit hynte në teritorin e TEC-it për t'u ngarkuar me skrapin e grumbulluar. Kamionët peshoheshin dhe, të ngarkuar rëndë, shoqëruar nga një automjet i një drejtuesi të administratës lokale, niseshin për në Zharrëz në një pikë të grumbullimit të inerteve.
E njejta aferë e dyshimtë u zbulua pak muaj më parë disa qindra metra larg TEC-it, në ish-Azotikun e Fierit.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com