Ka nisur sot implementimi i Memorandum Bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë për patrullime të përbashkëta në rrugën e Kombit. Njësiti i parë rajonal i komunikacionit rrugor i policisë së Kosovës  udhëtoi për në Shqipëri nga Pika e Kalimi kufitar Vermicë. Sipas një plani nga të dyja palët, patrullimet e përbashkëta do të fokusohen  në akset rrugore kombëtare që lidhin bregdetin shqiptar me rajonet e tjera të vendit, nga ku fluksi i hyrjes së shtetasve të kosovar është më i madh dhe mundësia e aksidenteve është evidente.