Policia e Kukësit: Sherri në
komunën Bicaj s'ka motiv politik

Policia e Kukësit: Sherri në<br />komunën Bicaj s'ka motiv politik
 TIRANE- Sipas policisë së Kukësit dhuna ndaj Petrit Herenit në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nangë të Kukësit nuk ka motive politike por banale.  

“Me datë 22.06.2013, Komisariati i Policisë Kukes ka filluar procedimin penal ne gjendje te lire ne ngarkim te shtetasve:

1- Petrit HERENI, vjeç 46 lindur e banues ne fshatin Nange;
2- Lumir GASHI, vjeç 28 lindur e banues po ne kete fshat.

Procedimi penal ne ngarkim te tyre ka filluar pasi me date 22.06.2013, rreth ores 04:30, ne rrugen nacionale Kuke-Peshkopi, pikerisht ne fshatin Nange, keta shtetas jane grindur midis tyre per motive te dobeta. Shtetasi Petrit HERENI ka kanosur me arme gjahu (teke) shtetasin Lumir GASHI, ndersa shtetasi Lumir GASHI, ia ka rrembyer armen e gjahut nga duart dhe e ka goditur me grusht shtetasin Petrit HERENI.
Ne cilesine e proves materiale u be bllokimi dhe sekuestrimi i armes se gjahut, tip çifte teke e kalibrit 12 m/m.
Nga ana e policise, jane kryer veprimet e para hetimore dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorie se Rrethit Kukes, per vepren penale “Kanosje”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Petrit HERENI dhe per vepren penale “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Lumir GASHI.”- thuhet në njoftimin për shtyp te policisë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë