Policia e Lezhës aksion kontrolli
në dy javë prangosen 14 persona

Drejtoria e policisë në Lezhë ka nisur një aksion kontrolli në të gjithë territorin, ku në dy javë ka bërë kontrolle të shumta dhe ka prangosur 14 persona.
 
Sipas policisë, gjatë dy javëve të fundit janë ushtruar kontrolle në 1394 automjete, 221 banesa, ambiente të tjera, loto sporti dhe lokale të ndryshme.
 
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 14 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
 
Një vëmendje e madhe është përqendruar tek drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
 
Efektivet e policisë rrugore kryejnë kontrolle të rrepta për dokumentacioni, si dhe për ata persona që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur.
 
Nuk kanë munguar edhe masat administrative ndaj këtyre drejtuesve mjetesh, ndërsa ata që janë kapur duke drejtues mjetin në gjendje të dehur janë arrestuar nga policia.
 
Ndonëse policia është vënë në gatishmëri të plotë për të goditur elementet kriminal, këta të fundit po veprojnë thuajse çdo natë kryesisht në zonat rurale.
 
Vetëm gjatë muajit të fundit janë regjistruar disa vjedhje në fshatrat e Zadrimës, ndërsa ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këto ngjarje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut