92-vjecari Dhimitër Papa jeton i vetëm në banesë, pasi bashkëshortja është ndarë nga jeta, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Mbrëmjen e 29 gushtit tre persona sulmuan banesën e tij, duke i marrë me dhunë 20 mijë lekë. Kjo është hera e dytë që i vjedhin shtëpinë.
Siç tregon ai për Report Tv, dy persona pasi e kanë zënë nga gryka e ka lidhur pas krevatit.
"Nën krevat, nën dyshek, e hoqen"- tregon 92 vjeçari
92-vjeçari thotë se grabitësit kanë rrëzuar orenditë, kanë përmbysur shtëpinë dhe e kanë kërcënuar me jetë në se nuk u jepte gjithë paratë.
" Njëri me kap nga griket (gryket), tjetri me goditi, me morën zvarrë na çuan në krevat, një të lidhur nga këmbet, mi lidhen edhe duart" - tha i moshuari
Armën e gjahut të cilën e mbante me leje, ia morën grabitësit. kërkon nga policia që t'ia rikthejnë, tashmë që autorët e dyshuar janë arrestuar.
"Bjeri (mi jep) ku i keni paratë, jo morë nuk kam, po ke, një të "shpartalluar" të gjitha dhomat dhe grilat i kanë hapur. Edhe ilaçet i kanë derdhur dhe po ti shikoni janë akoma të derdhura. Kërkoi nga policia të më sjellin armën këtu se unë nuk vete dot". u shpreh me tej i moshuari.
Fshati Melçan dhe gjithë Bashkia e Finiqit ka rënë disa here pre e vjedhjeve të banesave. Sipas burimeve zyrtare janë rreth 100 vjedhje në harkun kohor të një viti.
"Kemi patur shumë raste edhe hëret e tjera, njerëzit ndjeheshin të frikësuar, tani që i zunë u çlirua edhe fshati nga ankthi", shprehet banori i zonës.
Për ngjarjen e 29 gushtit janë arrestuar Jetmir Gerbi, Paris Qurku dhe Kleo Hysi me banim në Sarandë. Pak ditë më parë kur ishte ende në kërkim, Kleo Hysi përmes një video në median sociale pretendonte se është i pafajshëm.
" Unë nuk kam ndonjë gisht me këto situata, se çdo gjë që bëhët në zonën e jugut, flitet Kleo Hysi" -shprehet me tej Kleo Hysi
Gjithsesi këto pretendime ai tashmë duhet ti japë përpara prokurorëve ku do të përballet bashkë me dy shokët e tij për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim".
Po zoti mbase ju a bene ilace keto leket e jetoj f pleqerie
Përgjigju