TIRANË, 13 Shkurt / ATSH - Një tjetër operacion i suksesshëm është realizuar së fundmi nga Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit bëri të ditur sontegatë operacionit të koduar "Shtrëngimi" i zhvilluar nga Sektori për Krimet Kompjuterike në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestuan në flagrancë dy të rinjë pë gjobëvënie me dhunë.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtëtasëve E. Hajdarmataj,18 vjeç, banues në Tropojë dhe D. Gjomakaj, 18 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi i tyre në flagrancë u bë në momentin kur këta shtetas ishin duke marrë shumën e parave të kërkuara në formë shtrëngimi (gjobëvënie) ndaj (viktimës), të cilin e kanë kanosur psikologjikisht.
Personat e lartpërmendur, nëpërmjet teknikave kompjuterike të paligjshme kanë marrë në administrim të dhëna personale intime të të demtuarit nga profili i tij ne rrjetin social Facebook, dhe prej disa muajsh e kanë shantazhuar atë për të dhënë vlera pasurore, si shpërblim për mos publikimin e ketyre të dhënave.
/k.m/ /a.g/








