SHKODER - Rritja e kriminalitetit në qytetin e Shkodres ka bërë që forcat e policisë së rendit sëbashku me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe oficerët e policisë kriminale të nisin një aksion të gjerë në të gjithë territorin e qytetit të Shkodres për verifikimin e personave të shpallur në kërkim apo që kanë probleme me drejtësinë.
Forca speciale të policisë dhe FNSH kanë ngritur postblloqe në rrugët kryesore, në hyrje dhe daljet te qytetit ku kryen verifikime e kontrolle për automjetet me targa të huaja dhe per personat e dyshimtë.
Në aksion mësohet se marrin pjesë më shumë se 50 forca policie përfshi efektivat speciale, ato të rendit dhe nga kriminalja. Zyrtarisht policia ka thene se ky aksion eshte pjese e nje plani masash per rritjen e sigurise publike, evidentimin dhe ndalimin e personave ne kerkim apo te dyshuarve per vepra penale.
Qëllimi i aksionit është kontrolli i kriminalitetit dhe kapja e sendeve të paligjshme. Blutë kanë zhvilluar kontrolle edhe ndaj automjeteve me xhama të zinj. Sipas Policisë, të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk e kanë të shënuar në lejen e qarkullimit të drejtën e mbajtjes së xhamave të zinj, do të ndëshkohen sipas sanksioneve që parashikon Kodi Rrugor, duke nisur nga gjobat, bllokimi i lejes së qarkullimit e deri te sekuestrimi i automjetit. Megjithate burime të sigurta nga blutë e Shkodres bëjnë të ditur se qëllimi i aksionit është ndalimi i përsonave që lëvizin me armë pa leje si dhe përsonave që dyshohen se kanë lidhje me krimet e kryera në qytetin e Shkodres por pavarësisht kërkimeve nuk janë gjetur nga policia e metropolit verior.
Përvec kontrolleve në akset kryesore FNSH- ja është duke zhvilluar edhe kontrolle në lagje te ndryshme të qytetit ku mendohet se mund të gjenden përsona që kanë probleme me drejtësinë. Gjatë ditëve të fundit pasiguria dhe kriminaliteti janë rritur ndjeshëm në qytetin e Shkodres përvec, vrasjeve që kanë tronditur kryeqendrës e Veriut, pothuajse cdo ditë në metropolin verior regjistrohen 2- 3 vjedhja ndaj banesave apo dyqaneve të vogla ndërsa autorët largohen në drejtim të paditur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com