TIRANE- Një grup prej 11 ekspërtësh të Policisë së Shtetit janë nisur pasditen e sotme nga aeorporti i Rinasit për në Afganistan për të realizuar trajnimin policor. Ky trajnim vjen në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan. I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj dhe Zëvendës ministri i Brendshëm Arben Ristani, vlerësuan rëndësinë e këtij misioni për policinë shqiptare.
“Policia shqiptare ka përvojë për misione të tilla. Shpreh bindjen se ky ekip do të përballojë me sukses detyrat e këtij misioni. Jam i bindur se do të dinë të transmetojnë vlerat më të mira”, tha Burgaj.
Ndërsa Ristani në fjalën e tij tha se: “Policia shqiptare ka profesionistë, ndërsa Afganistani është një vend ende në tranzicion”.
Drejtori I Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj i dorëzoi flamurin e nderit, kryekomsiar Lutfi Minxhozit, i cili në fjalën e tij shprehu falenderim për besimin e këtij misioni “Ju falënderoj për besimin në këtë mision. Do të jemi nderi dhe krenaria e misionit”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com