Policia e Shtetit bën bilancin javor, 124 persona të arrestuar, 354 nën hetim dhe 496 të shpallur në kërkim! Të gjitha operacionet në 7 ditë (VIDEO)

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin një javor, ku bën me dije se janë arrestuar 124 persona, janë shpallur në kërkim 496 dhe 354 janë vënë nën hetim. Sakaq, janë arrestuar 34 persona në kërkim, nga këta: 25 në kërkim kombëtar dhe 9 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Bulevardi”, “Gaminator 3”, “Madrid”, “Walkers”, “Couple 1”, “Lugo”, “Sevilla”, “Again”, “Alias”, “Road Guard 17”, “Gjurmë”, “Informaliteti 3”, “Grecalli”, “Wide”, “Coin”, “Vilanova” dhe “Continuance”.

Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të zhvilluara nga Policia e Kurbinit, si dhe operacioni “Wide”, i zhvilluar nga Policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 320 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese dhe dhjetëra fidanë narkotikë, të kultivuar në kubikë.

Gjatë operacioneve policore në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë, qindra bimë dhe fidanë narkotikë.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 15 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 thika, municion luftarak etj.

•Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale; janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore; 3 raste të organizimit të lojërave të fatit; 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 8 makineta për lojëra fati, 10 aparate celulare dhe shuma parash.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Policia Rrugore/Vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me shërbime të dedikuara, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 348 leje drejtimi, nga të cilat: 216 për tejkalim shpejtësie, 80 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 52 për qarkullim në sens të kundërt. 

•Janë arrestuar 97 drejtues mjetesh, nga këta: 54 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 15.635 masa administrative, si dhe janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

• Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 4 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", 3 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 08/05/2022 10:51

    Djemte e Tom Doshit qe dhunuan policin mes Tiranes u kapen ? Me drejtor policie si Lorenc Panganika qe i kane vdekur ne duar 2 qytetare do beni shtet ju ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan