Vijon puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në këtë kuadër vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me preçedent penal dhe armëmbajtje pa leje, verifikimin dhe ndjekjen e konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 38 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe konkretisht:
- Janë kapur 7 persona që ishin të shpallur në kërkim .
- 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
- 4 persona për vjedhje të energjisë elektrike.
- 6 persona për lëndë narkotike.
- 9 persona për vjedhje në flagrancë.
- 3 persona për trafiqe të paligjshme.
- 2 persona për dhunë në familje dhe për krime ndaj jetës.
- 2 persona të arrestuar nga Krimi Ekonomik.
Është sekuestruar 53 kg Cannabis Sattiva.
Policia Rrugore ka vendosur 564 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi, e bllokuar 3 automjete pa dokumentacion përkatës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 41 persona në të gjithë vendin.
Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me preçedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.
/Shqiptarja.com