TIRANË-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet një njoftimi për mediat sot bën me dije se ka ndërmarrë një operacion për kapjen e përsonave të shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit shpjegon se "Operacioni nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë kanë arrestuar Armando Gorezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
"Kapja e tij u bë pasi: Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale "Vrasje"., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian" thuhet ne njoftimin e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të "Trafikimit të personave", pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur. /ATSH/
/Shqiptarja.com