Policia e Tiranës aksion kundër shoferëve të papërgjegjshëm, hiqen 113 leje drejtimi dhe procedohen penalisht 32 drejtues mjetesh

32 shoferë janë proceduar penalisht dhe 113 leje drejtimi janë hequr nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë një aksioni për evidentimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas aksidenteve të shumta rrugore duket se policia po tregohet më vigjilente për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të papërgjegjshëm.

"Janë ndëshkuar me masë administrative 1174 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

496 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera, të ndryshme janë ndëshkuar 1666 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 113 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. 

 Janë vendosur 618 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 2 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.  

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 23/05/2022 22:55

    Motocikletat pa kaske eshte skandal ne europe dhe me biciklete gjobitesh pa kaske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë