Drejtoria e Policisë Tirane
-Rasim Gjoshi, kreu i fshatit Hekal, të komunës Petrelë, Tiranë, akuzohet për"Shpërdorimit të detyre" dhe "Falsifikim të dokumentave"-
TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës, seksioni Kundër Korrupsionit, ka filluar  proçedimin  penal ndaj shtetasit Rasim Ferit Gjoshi,  34 vjeç,  banues në fshatin Hekal, me detyrë kryetar i fshatit Hekal, komuna Petrelë, Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se, procedimi ndaj tij ka filluar, pasi është depozituar një kallëzim, ku ngrihet dyshimi se shtetasi i lartëpërmendur ka hartuar dokumenta të falsifikuara duke tjetërsuar pronën në një sipërfaqe prej 12.000 metra katror kullotë, në hartimin e aktin të marrjes së pronësisë, në këtë sipërfaqe në kundërshtim me Ligjin Nr. 7501, viti 1991.
Kjo sipërfaqe kullotë, sipas kallzuesit, është një pronë e trashëguar prej tyre dhe dokumentacioni aktualisht ndodhet në Agjencinë e Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë. Materialet i kaluan  Prokurorisë për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumentave". /a.ke/