Policia shqiptare ka vijuar komunikimet me autoritetet egjiptiane si dhe homologët e vendeve të Azisë dhe të Afrikës, për të zbuluar vendndodhjen e peshkarexhës e rrëmbyesit të dy marinarëve, Luan Mema dhe Dhimitër Maja.
 
Por kjo gjë për momentin duket e vështirë për shkak se rrëmbyesi Adel Salam ka fikur GPS-n e anijes. Nga hetimet e kryera nga policia jonë mësohet se, numri i telefonit me të cilin ai komunikon me pronarin dhe të afërmit e marinarëve, i përket një kompanie egjiptiane.
 
Po kështu burime nga policia shqiptare thonë se, autoritet egjiptiane kanë kryer kontrolle në tokë dhe në det për gjetjen e rrëmbyesit dhe të anijes. Po kështu janë kontrolluar dhe banesa e të afërmve në qytetin e Rashidit në Egjipt, pranë Aleksandrisë, nga edhe është me origjinë Abel Sallam.
 
Autoritetet e këtij shtetit kanë konfirmuar se nuk ka asnjë gjurmë të egjiptianit ndërsa duket se kërkimi bëhet më i vështirë për shkak të rendit dhe sigurisë së dobët që kalon Egjipti, që nga koha e rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com