Policia, eksperti: Reforma e
thellë do pakësojë viktimat

Policia, eksperti: Reforma e<br />thellë do pakësojë viktimat
TIRANË – Një polici aspak profesionale dhe e politizuar siç është policia shqiptare ka nevojë për reformin të thellë. Kjo do të parandalonte shifrën alarmante të aksidenteve rrugore dhe krimeve. Ky ka qënë thelbi i intervistës së ekspertit të  policisë, z.Mithat Tola, në studion e “A1Report!” sot.
 
“S’mund të them me saktësi si dhe sa është bërë  testimi në Policinë e Shtetit, por atje profesionalizmi ka munguar. Po të kishte profesionalizëm, do kishim një situatë tjetër kriminale, do të kishim një shifër shumë të ulët aksidentesh rrugore.
 
Qeveria e re duhet që brenda 100 ditëve të para, siç premtoi, të nisë një transformin real të Policisë së Shtetit që është e politizuar. Marrim shembull Policinë Rrugore, e cila fshihet, nuk del në rrugë dhe ka frikë të vendosë një gjobë, sepse drejtuesi i mjetit e kërcënon me emrin e ministrit të radhës. Kjo nuk ndodh në Kosovë, në Malin e Zi..,- theksoi Tola.
 
Një polici profesionale dhe e  mirëpajisur ndikon shumë në uljen e aksidenteve;  tani kemi një Polici Rrugore amorfe që për hir të një tradite politike nuk po e kryen detyrën e saj; në gjashtë muaje e parë të vitit kanë vdekur rreth 180 persona në mbi 1200 aksidente.
 
Krahasuar me Kosovën, shifra është shumë e lartë; atje, në 6 muajt e parë ka pasur vetëm 58 të vdekur nga aksidentet dhe një sensibilizim të madh të situatës dhe kjo ndodh përkundër policisë sonë që fsheh shifrat e aksidenteve dhe nuk del në rrugë."
 
I pyetur për krimin në familje, Tola tha se “nuk jam ekspert i mirëfilltë, por kjo është pasqyrë e varfërisë, e ekonomisë, mentalitetit plus mbështetjes nga shteti. Ka humbur ai polici i rendit që shkonte në zonë, që njihte njerëzit dhe vrasjet kanë ndodhur pak a shumë atje ku dihej që ka pasur probleme. Pra, kjo tregon që policinë tashmë e presin sfida të mëdha duke nisur që nga uniforma.
 
Le të shkojmë psh tek ai polici i shkurtër me bark të madh dhe një tjetër i veshur më mirë, brenda standartit. Ata i shohin 20 mjete në minutë dhe kjo ndikon pozitivisht, sepse drejtuesit e mjeteve thonë me vete: Bravo shteti ynë, taksat shkojnë ku duhet. Nga ana tjetër,  këta policë të shkurtër të shëndoshë e jo të veshur mirë, mund të jenë mjaft të zotë. Ne jemi dëshmitarë të policëve të veshur keq, që pinë cigare, që nuk dinë të komunikojnë me qytetarin...pra, reforma duhet të nisë që këtu, që nga imazhi.
 
Pastaj kalojmë tek pajisjet, makinat ngjyra-ngjyra të policisë sipas tenderave që janë bërë, makinat ngjyrë blu, indiane e thellë, që janë pasqyrë ë asaj çfarë bëjmë me takasat.
 
Po ashtu, në territor vepron policia e shtetit që varet nga ministri i Brendshëm me strukturat në varësi; kemi policitë lokale, që merren me procedimin administrativ, kemi atë pyjore, kemi inspektoriatet pa një ndarje te qartë mes tyre. Kemi Policinë Rrugore, por edhe atë të Shërbimit Rrugor me veshje ngjyrë gri.. e që të gjitha kanë rezultuar joefikase.
 
Më kujtohet një tragjedi në liqenin e Farkës, ku ai që drejtonte varkën nuk dihej në kishte leje. Dhe kjo më kujton intervistat e drejtuesve të policisë në disa studio televizive, që nuk e dinin këtë fakt nëse kishte leje ai apo jo dhe kush duhej ta kontrollonte atë. Kjo kërkon reformë.

Nga ana tjetër, është abuzive që punonjësi i policisë të jetë i dypunësuar; kjo lejohet vetëm me lejen e shefit dhe kur nuk ndërhyn në punën e tij sepse nuk mund të jesh i dypunësuar kur ti nuk ke një orar fiks, sepse je në gatishmëri,”- përfundoi Tola.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot