Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA automjete e pajisje të tjera me vlerë mbi 344 mijë euro

Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve, uniformave dhe pajisjeve të dhuruara, nga policia Federale Gjermane.

Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf. Policia Federale Gjermane i dhuroi Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shpreh se vlera totale e pajisjeve të dhuruara për RENEA-n, është në total 344.464 euro.

 “E vlerësoj me rëndësi të veçantë këtë ceremoni, pasi nga sot, disa automjete të reja e të kompletuara me pajisje speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, pajisje mjekësore e uniforma speciale, me vlerë totale mbi 344 mijë euro, do të jenë në përdorim të Repartit Special RENEA dhe të Reparteve të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pa asnjë hezitim evidentoj se shteti gjerman, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme Federale dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, është bërë mbështetës dhe partner tepër i rëndësishëm i Policisë shqiptare, në përmbushjen e misionit të saj. Bashkëpunimi është shtrirë në fusha të ndryshme, si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale, Kufirin dhe Migracionin, Forcat Speciale etj. Është rasti të shpreh edhe një herë falënderimet për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen që na ka dhënë Ministria e Brendshme e Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri, me mjete e pajisje për strukturat e Policisë Kriminale, të Policisë së Kufirit e Migracionit dhe së fundi për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.'- tha Nano.

Nga ana tjetër ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf u shpreh se Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së në mënyrë të veçantë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

'Thelbi i bashkëpunimit policor mes vendeve tona është lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar që zhvillohet në nivel ndërkombëtar dhe këtu bashkëpunimi me strukturat e Policisë Federale dhe Zyrës Federale të Krimeve është i një rëndësie thelbësore. Sigurisht që një drejtim thelbësor i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, është ai i mbështetjes që jep Gjermania për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Konkretisht, sot bëhet fjalë për mbështetjen që i jepet Policisë së Shtetit, përmes Policisë Federale Gjermane, pikërisht në menaxhimin e detyrave të saj. Ne dëshirojmë që përmës këtij bashkëpunimi të mbështesim të gjithë sektorët e aktiviteteve apo operacioneve policore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në çdo drejtim. Edhe në vitin 2022 ne do të vijojmë bashkëpunimin tonë përmes angazhimit dhe shfrytëzimit të pajisjeve teknike dhe pajisjeve të standardizuara.'- tha Zingraf.

Më pas, Drejtor Nano dhe ambasadori Zingraf kanë nënshkruar aktin e dorëzimit të donancionit dhe kanë parë nga afër automjetet dhe pajisjet bashkëkohore.

Ambasadori dhe Nano kanë vizituar edhe ambientet e tjera të Repartit Special RENEA, si poligonin e qitjes dhe muzeun. Një skuadër e RENEA-s ka demonstruar veprime taktike operacionale në poligonin e mbyllur të repartit.

Në përfundim, komandanti i Repartit Special RENEA, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, i ka dorëzuar ambasadorit Zingraf, stemën e RENEA-s, me moton “Mbrojmë jetë me jetën tonë”.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja