Policia fiton gjyqin me
kompaninë e naftës "Euroil"

Policia fiton gjyqin me<br />kompaninë e naftës
TIRANE- Policia e Shtetit, fiton betejën ligjore me kompaninë e naftës "Euroil" të përfshirë në skandalin e kontrabandës së virgin, duke bërë që tashmë kjo kompani duhet të kthejë në çisternat e policisë një sa si prej 60 050 litra Gazoil. Vendimi për detyrimin e kthimit të naftës, është marë nga gjyqtari Ervin Pollozhani, i cili në fund të procesit gjyqësor mes Policisë së Shtetit dhe kompanisë "Euroil", vendos të pranojë kërkesën e policisë për detyrimet që kompania i ka sipas kushteve të kontratës së lidhur mes dy palëve.
Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plotë vendimin e gjykatës në të cilin tregohet se Qëndra e Furnizimit Materialo-Teknike është institucion që vepron në varësi të Policisë së Shtetit. Rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shteti ka lidhur me palën e paditur kompaninë "Euroil" si subjekti fitues i prokurimit publik, një kontratë furnizimi me karburant me tollon dhe lëng për Gazoil D1 dhe me tollona për benzin pa plumb. Afati i kësaj kontrate parashikonte një periudhë 6 mujore furnizimi me karburant.
Konkretisht për vlerën kontraktule prej 328.880.400 lekë shoqëria "Euroil" ka patur detyrimin që të furnizonte paditësin me 1.538.940 litra gazoil D1 ndër të cilët 60 për qind me tollon dhe 40 për qind të sasisë me lëng dhe me benzinë sasinë 858.000 litra me tollon.
FILLESA E KONFLIKTIT
Ka rezultuar se fillimisht marrëdhënia midis palëve ndërgjyqëse ka vazhduar normalisht sipas kushteve kontraktuale. Kështu pala paditëse ka bërë likujdimin e faturave tatimore të lëshuara nga pala e paditur. Mirëpo pas marjes së 328.880.400 lekëve kompania "Euroil" nga ana e saj ka bërë furnizimin me tollona ndaj palës paditëse për gazoil D1, por ska bërë konvertimin e tyre në lëng ne pikat e furnizimit me karburant për policinë e shtetit të parashikuara në aneksin e kontratës si pjesë integrale e saj.
Nga pala paditese i është kërkuar palës së paditur të zbatojë kushtet e kontratës por nga kjo e fundit është kthyer një përgjigje, ku në bazë të së cilës kjo palë i bën me dije se referuar kuadrit ligjor për prokurimet publike afati i fundit i furnizimit me karburant do të jetë deri në 30 qershor 2010 që i korespondon afatit 1-vjeçar të kontratës së lejuar me ligj.
PADIA NE GJYKATE
Ndodhur në këto kushte Policia e Shtetit ka evidentuar se kjo ndërprerje e kontratës ka ngeluar pa u furnizuar me një sasi prej 60 050 litra gazoil D1 lëng, sasi e cila ka qënë gjëndje në tollona të pa konvertuara. Duke qënë se shoqëria ka ndërprerë konvertimin e kësaj sasie në leng atëherë pala paditëse e gjendur përballë një vështirësie të paparashikuar ka operuar me alternativa të tjera për furnizimin me karburant me qëllim mosndërprerjen e veprimtarisë së Policisë së Shtetit. Ndodhur përpara kqtyre fakteve policia kërkon gjyqësisht që kjo sasi e tollonave të pakonvertuar në leng duhet të konvertohet si e tillë pasi përbën një detyrim kontraktor të pa përmbushur. Këto tollona sipas palës paditëse kanë qënë të vlefshme për gjithë vitin kalendarik 2010.
KOMPANIA EUROIL
Nga ana e tij përfaqësuesi i palës së paditur gjatë gjykimit spranoi pretendimet e policisë, duke shtuar se kjo kontratë i ka prodhuar efektet e saja dhe pala e paditur e ka përmbushur atë në sasi, lloj karburanti dhe mënyrë lëvrimi. Sipas kësaj pale vlefshmëria e kontratës ka qënë për një periudhë 1-vjeçare nga momenti i lidhjes së saj. Ky konkluzion për këtë palë derivon nga fakti se ligji për prokurimin publik ndalojnë lidhjen e kontratave me Autoritetet Kontraktore Publike për një afat kohor më të gjatë se 1-vjeçar.
Në këtë mënyrëe kjo kontratë furnizimi pavarësisht përmbajtjes së saj ka patur një afat përmbushjeje deri në këtë datë, ç'ka është provuar se nga kjo pale është përmbushur plotesisht si në lëng ashtu dhe në tollona. Ka qënë detyrimi i palës paditëse që të përdorte këto tollona brenda datës 30 qershor 2010, fakt të cilin nuk e ka bërë dhe nga i cili rezulton kjo sasi tollonash e pakonvertuar. Ndërkohë që sipas kompanisë policia e shtetit në muajin maj 2010 ka zhvilluar prokurimin tjëtër publik për objektin karburant ku fitues nuk ka dalë shoqëria "Euroil" por një shoqëri tjetër, gjë që rezulton se kontrata me palën e paditur ka përfunduar brenda afateve ligjore. Nisur nga ky argumentim përfaqësuesit e kompanisë "Euroil" I kërkuan gjykatës rëzimin e kërkesës së Policisë së Shtetit.
MENDIMI I GJYKATES
Rezulton fakt i provuar dhe pranuar nga të dyja palët se sasia e tollonave për llojin e karburantit Gazoil D1 nuk është konvertuar në lëng nga pala e paditur duke sjellë vështirësi për palën paditëse. Pretendimi se kjo sasi tolloni duhej të ishte konvertuar brenda afatit 1-vjeçar të kontratës së furnizimit nuk ka mbështetje ligjore për sa kohë që vet palët kanë pranuar se vlefshmëria e tollonave do të jetë për gjithë vitin kalendarik.
Në këtë mënyrë pala e paditur vertete mund te kete kryer furnizimin e sasise se tollonave brenda dates 30 qershor 2010, por duke qene se vlefshmerine e tyre e ka njohur per gjithe vitin 2010 atehere eshte e drejte e pales paditese qe ne çdo kohe brenda dates 31 dhjetor 2010 te kerkoj konvertimin e ketyre tollonave ne leng gazoli D1, fakt te cilin e ka bere dhe qe ne menyre te padrejte pala e paditur e ka refuzuar kete konvertim ne pikat e karburantit te percaktuar ne aneksin e kontrates. Per me teper vet pala e paditur pohoi ne shpjegimet e saja se ajo e ka shtyre afatin e levrimit te karburantit deri ne fund te vitit 2010, ç'ka nenkupton faktin se ajo e njeh kete detyrim ligjor.
Pretendimi se kontratat jane nje vjeçare referuar kuadrit ligjor per prokurimet, vertete qendron si i tille por kjo lidhet se pari me afatin e levrimit te sasise se karburantit te prokuruar ne kohe, pavaresisht se per nevojat e institucionit kjo sasi mund te konsumohet edhe para afatit kontaktual duke lindur nevoja per kontrate shtese, por mund te zgjase edhe tej ketij afati terheqja efektive e kesaj sasie ne rastet kur insitucioni nuk e shpenzon ate sasi karburanti sipas planifikimit te bere paraprakisht.
Pikerisht per ti paraprire ndonje situate te tille palet ne kontrate me te drejte kane percaktuar se afati i vlefshmerise se tollonave do te jete deri ne fund te vitit 2010, ç'ka do te lidhej me varesine dhe nevojshmerine e terheqjes se kesaj sasie. Ne kete menyre per gjykaten per sa me lart u arsyetua çmohet se pretendimi i pales paditese per permbushjen e ketij detyrimi per konvertimin ne leng te kesaj sasie karburanti gazoil D1 eshe i ligjshem dhe si i tille duhet pranuar.
(Shkrimi eshte botuar ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve