25 persona janë vënë nën hetim gjatë një operacioni të koduar 'Trekëndëshi' në Gjirokastër, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë ndaluar për veprime të mëtejshme hetimore, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë.
Operacioni është shtrirë me 6 muaj në kohë dhe kontrollet janë bërë nga i gjithë teritori i Gjirokastrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit dhe personat e tjerë janë përgjegjës për mbjelljen e së paku 30 parcela me kanabis në qarkun e Gjirokastrës.
Konkretisht më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhra ndalimi për Bujar Saraçi., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për "Kultivim i bimëve narkotike" i cili akuzohet edhe si organizatori dhe financuesi i grupit pasi siguronte farat e bimëve narkotike.
Po ashtu prangat janë vendosur edhe për E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, Trimosh Duraj., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, i cili akuzohet për "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Ditën e djeshme janë arrestuar në flagrancë M.E., ndërsa sot u prangos Florijan Tahiri.
Ndërsa për katër persona të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.
Gjithashtu po në kuadër të operacionit janë proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi" shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.
Më parë në saj të këtij operacioni janë arrestuar edhe R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër të cilët u prangosën më datë 24.05.2019 . Ndërsa në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike" N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet; Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;
Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve të kryera u kap i shpalluri në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Ndërkohë në fund policia ka njoftuar se operacioni do të vijojë.
Derrmojini se na helmuan fmijt
PërgjigjuIko pirdhu djem nene gjuna te kapen heksh kokn qelbesir
Ua mesuam ne zanatin
PërgjigjuMa shum ka te burgosur tash ne demokraci se sa ne kohte te PPSH
Përgjigju