Policia gjen 113 kg kanabis te
Gjiri i Lalëzit, gati për t'u trafikua

DURRES- Gjatë kontrolleve të ushtruar nga Roja Bregdetare, një ditë më parë, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalëzit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar disa pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 113 kg e futur në 22 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.

[gallery]22283[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës