Sipas së përditshmes turke “Anadolu Agency” policia gjermane është vënë në ndjekje të personave që vodhën 44 ton çokollatë në qytetin Freiberg, në jug të vendit.
Dy kamionë me rimorkio e targa polake u gjetën në afërsi të kufirit franko-gjerman.
Shoferi arriti të arratisej menjëherë kurse pjesa më e madhe e sasisë së çokollatës u sekuestrua.
Vlera e saj përllogaritet të jetë 400 mijë euro. Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorëve dhe bëjnë thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
S.K./ Shqiptarja.com