GREQI- Pikërisht në orët kur e gjithë bota ortodokse feston Pashkët, në Greqi 4 shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur një relike të shenjtë. Policia greke akuzon katër shqiptarë si autorët e grabitjes së dorës së djathtë të Shën Polikarpit, njërit prej 3 etërve kryesorë apostolikë në shtetin fqinj. Më shumë se një vit më parë kjo relike është vjedhur në manastirin historik në Ampelakiotissa, ndërsa mediet greke që iu referohen burimeve policore, thonë se janë identifikuar 4 persona me origjinë shqiptare, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.
Identifikimi i autorëve ka qenë i vështirë për disa kohë, por gjithçka u mundësua pak pasi 4 shqiptarët kishin kryer një grabitje të dytë në këtë zonë. Megjithatë asnjë nga 4 autorët nuk është arrestuar, duke mos përjashtuar mundësinë që dy prej tyre të jenë vendosur tashmë në Shqipëri. Për këtë arsye janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare për autorët. Vlera e relikes mendohet se i kap mijëra euro. Polikarpi ishte një peshkop i shekullit të 2-të pas Krishtit dhe konsiderohet si shenjt edhe për botën katolike, ortodokse lindore, orientale ortodokse, anglikane dhe kishën luterane.
Polikarpi zë një vend të rëndësishëm në historinë e Kishës së hershme të krishterë. Ai është në mesin e të krishterëve më të hershëm, shkrimet e të cilëve mbijetojnë. Shën Jerome shkroi se Polikarpi ishte një dishepull i apostullit Gjon dhe ishte një plak kontribues i madh në themelimin e Kishës së krishterë.
Polikarpi ka jetuar në një moshë pas vdekjes së apostujve, kur një shumëllojshmëri të interpretimeve të thënieve të Jezusit ishin duke u predikuar. Ndërkaq, ky është vetëm episodi i radhës, kur shqiptarët mpleksen me relike fetare të Greqisë, pasi vetëm para pak muajsh është shkatërruar një rrjet shqiptaro-grek që vidhte objekte fetare në kisha dhe manastire për t’i shitur.
Madje këto sende të çmuara mbaheshin në një magazinë e cila ishte në pronësi të një prifti grek 30 vjeç. Drejt Greqisë mendohet të kenë përfunduar edhe disa relike të çmuara fetare, të cilat janë vjedhur në disa kisha të Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (19.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com