Policia greke sekuestron 104 kg
marijuanë, vinte nga Shqipëria

Policia greke sekuestron 104 kg<br />marijuanë, vinte nga Shqipëria<br>
Gjatë ditës së sotme policia greke ka sekuestruar 104 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Autoritetet greke pasi kanë zbuluar mjetin e mbushur me pako droge, e kanë ndjekur disa kilometra deri sa e kanë ndaluar në rrugën e quajtur “Dimitri” në afërsi të qytetit të Artës.

Brenda në mjet u gjetën 29 pako me 104 kg e 120 gram marijuanë. Në pranga ka rënë shoferi 30-vjeçar grek dhe pasagjerja 21-vjeçare me shtetësi rumune.

Në kërkim është shpallur nje 30 vjeçar shqiptar që rezulton pronar i mjetit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar