Policia i heq patentën,Stine:Nuk kam
gjë me shtetin,por të prish punë

Policia i heq patentën,Stine:Nuk kam<br />gjë me shtetin,por të prish punë
Telashe edhe për këngëtarin Ernest Duka të njohur ndryshe si Stine.

Mësohet se policia i ka hequr artistit patentën pasi po e drejtonte makinën përtej normave të lejuara me 20km më shumë.

Ngjarja mësohet se është regjistruar në Lezhë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Stine i cili në rrjetin social facebook shkruan se i kanë hequr patentën duke publikuar edhe procesverbalin.  Edhe pse Stine shprehet se nuk ka asgjë me shtetin sërish ka disa rezerva shpreh indinjatën duke shkruar se në asnjë vend të botës nuk hiqet patenta për 20 km më shumë. E mesa duket tashmë Stine do të udhëtojë me biçikletë.
 
Statusi i Stine

 
Nuk kam asgje as me shtetin as me ligjin jam pro saj dhe me vjen mire qe cdo dite e ma shume zbatohet si nga qytetaret edhe nga policia shtetit ....por thjesht une se kuptoj ku nje polic i nderuar per 20 km plus me shume te heq patenten qe e kam fitu me zotsi dhe qe ma ka dhene shteti gjerman ne kushtet dhe konditat e tyre ....ne asnje vend te botes nuk hiqet patenta per 20 km me shume.tani o ne sdim edhe ankohemi kot ose shteti mire qe gjoben e ve por edhe te prish pune  😉
...athere rroft bicikleta  
pra nk..t patenta 
 

Stine
Statusi i Stine


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale