Në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u mbajtën homazhe në nderim të ish drejtuesit të Policisë Fadil Canaj. Kolegë, bashkëpunëtorë, ish zyrtarë dhe drejtues të Policisë së Shtetit i dhanë lamtumirën e fundit. I pranishëm në homazhe ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Balla tha se Fadil Canaj luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e policisë së shtetit.
Drejtori Fadil Canaj ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit në ditë të vështira, për vendosjen e forcës së shtetit dhe të ligjit në të gjithë territorin e republikës. Në rolin tim si Ministër i Brendshëm do të bëj gjithçka që mbeshtetja jo vetëm ndaj punonjësve aktuale te Policise se Shtetit, por edhe çdo funksionari e punonjësi të vijojë përgjithmonë,” tha Balla.
Më tej ai komentoi edhe operacionin anti-kanabis që zbuloi kultivimin e lëndëve narkotike brenda repartit ushtarak të Zall Herrit, duke paralajmëruar se aksioni do të vijojë.
“Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër. Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon”
Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Fadil Canaj u nda nga jeta një ditë më parë, (5 gusht 2023) në moshën 72 vjeçare. Në 40 vjet karrierë Canaj ka mbajtur poste të ndryshime si Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv. ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.
Komente
