Policia e Vlorës pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasin Shkëlqim Isufajn, 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Policia njofton se pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.